Mario Përlleshaj, adoleshenti i arrestuar si autor i vrasjes së Martin Canit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka mohuar përfshirjen e tij në krimin e rëndë.Përmes avokatit të tij, Përlleshaj i tha gjykatës se ka goditur vetëm Luis Meçen, që mbeti i plagosur në ngjarje.
Ndërkohë, në seancën e sotme, dëshmoi edhe një tjetër adoleshent që ishte i pranishëm në momentin kur nxënësi 14 vjecar mbeti i vdekur.
Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë më herët brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta, ndërsa agravoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Sipas dinamikës që doli nga hetimet, Martin Cani dhe shoku i tij14-vjeçar që ai e kishte thirrur për mbështetje nga Sauku, ishin mbi trupin e autorit duke u përleshur, kur i dyshuari goditi me thikë.
Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur shoku i tij, ndërsa gjatë konfliktit u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar, që disa orë pas krimit të rëndë postoi edhe foton e thikës në rrjete sociale.
Mbi të miturin rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, një vepër penale që i rrezikon atij, deri në 17 vjet heqje lirie.