Dy të rinj morën peng në Tiranë 56-vjeçarin Përparim Mehmeti. Për blutë e kryeqytetit ky i fundit ka sqaruar edhe ngjarjen ku shtetasit E.Z dhe E.N e rrëmbyen për disa orë duke iu prezantuar si shokët e të birit.

Sipas dëshmisë së Mehmetit, dy 28-vjeçarët ndaluan në rrugë dhe i kërkuan që të konsumonin një kafe së bashku.

Por, pasi shkuan në lokal e mbajtën dhe i kërkuan borxhin që djali i tij i kishte.

 “Dy persona më ndaluan në rrugë dhe më thanë hajde se do pimë kafe. Nuk i njihja asnjërin prej tyre por kur më thanë se ishin miq të djalit tim shkova. Më pas më mbajtën për disa orë në një lokal duke ngrënë e duke pirë dhe më kërkuan që t’u jepja atë se çfarë djali im, që jeton jashtë vendit, ua kishte borxh atyre. Më pas më porositën dhe taksi për t’u larguar. Nuk më dhunuan”, ka treguar Mehmeti.