Është zbardhur dëshmia e Ludian Zaimi, polici që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi, në Komisariatin nr.3 në Tiranë.’
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti banal gjatë mbledhjes së ndërrimit të turneve, ku Zaimi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar të paktën 5 herë kolegun e tij.
pas ngjarjes së rëndë është shprehur se Saliasi prej disa kohësh e shante dhe e ofendonte dhe se konflikti mes tyre ishte prej kohësh.
“Para se të merrnin shërbimin, ndodheshim në zyrën e ndarjes së turneve. Kam qenë tejet i mbyllur, më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese. I kisha akumuluar të gjitha këto deri në mbrëmjen e sotme”, iu tha ai kolegëve dhe më pas ekspertëve të hetimit dhe atyre të Drejtorisë së Policisë që mbërritën në komisariat.
Viktima, Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.