Gjatë mesditës së djeshme në periferi të qytetit të Elbasanit u dëgjuan breshëri të gjata me armë zjarri dhe ky fakt shkaktoi shqetësim tek qytetarët.

Paraprakisht u dyshua për të shtëna automatiku, tip kallashnikov duke e lidhur vetiu me ngjarjet e fundit në Elbasan.

Pas shqetësimit të banorëve për shkak të ngjarjeve të rënda gjatë kohëve të fundit në qytet si edhe raportimit në media ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se të shtënat kanë ardhur nga poligoni i qitjes pranë zonës së Mengëlit.

Ish Baza e Armatës në Elbasan është ndër të paktat reparte funksionale në këto kohë.