Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura bore. Kukësi u përfshi gjatë natës së mbrëmshme nga reshje shiu e bore, ku pas mesnatës bora rriti intensitetin e saj.
Në lartësitë mbi 800 metra trashësia ka arritur 20 cm.
Ndërkohë fshatrat si Tërshen, Arrën, Turaj, Borje, Zapot, Cërnalev, Xhaferaj, Lojme, Shkinak jan bllokuar nga trashësia e borës. Rrugët nacionale si Kukës-Kala e Dodës-Peshkopi, Kukës -Shishtavec, Kukës-Qaf Mali-Fierz, Kukës-Krumë-Tropojë, Tropojë-Fierz qarkullohen me zinxhirë apo goma dimërore, pasi prezenca e borës dhe akullit është evidente.
Në këtë rrugë lipset të tregohet kujdes nga drejtuesit e automjetit. Në rrugën e Kombit firma kontraktuese ka hedhur krip duke e mbajtur hapur të gjithë gjatësin e saj.
Ndërkohë probleme ka patur me furnizimin e energjisë elektrike për shumë fshtara nga ndërprerjet e herë pas hershme.