Refuzimi i përgjigjeve për hetimin e zgjedhjeve, zbardhet lista e ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtorëve që rrezikojnë ndjekjen penale. Enkelejd Alibeaj: Do të presim deri në orën 16.00 dhe do të zbatojmë ligjin
Kryetari i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, zbardhi listën me 41 institucione të qeverisjes qendrore dhe lokale, që nuk kanë krhyer akoma përgjigjet për kërkesat e komisionit për hetim. Institucionet janë që nga Ministria e Brendshme apo e Rindërtimit deri tek Bashkia e Tiranës dhe 27 bashki të tjera.
- Berat
2.Kuçovë - Diber
- Kruje
- Cerrik
- Patos
- Lushnjë
- Divjakë
- Libohovë
- Tepelenë
- Këlcyrë
- Shkodër
- Dropull
- Korçë
- Maliq
- Pustec
- Tropojë
- Lezhë
- Mirditë
- Vau i Dejës
- Pukë
- Tiranë
- Kamëz
- Vorë
- Konispol
- Durrës
- Krujë
- Mirditë
Afati për dorëzimin është deri sot në mbylljen e orarit zyrtar. Nëse deri atëherë nuk do të ketë përgjigje, Kryetari i Komisionit Alibeaj dekalroi se të gjithë do të ndiqen penalisht për shkelje detyre, një masë që e parashikon ligji për komisionet hetimore.
“Nëse në orën 160.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor “, tha Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj.