Policia e Krujës ka zbardhur pengmarrjen e një të mituri, ngjarje e ndodhur më 1 gusht 2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”.Një i mitur u mbajt peng nga katër persona, për motive të dobëta. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe me urdhër të Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan shtetasit: E. K., 33 vjeç, banues në Krujë dhe D. K., 22 vjeç, banues në Krujë.