Personi që vendosi një sasi lende plasëse në derën e një agjencie funerale në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, gjatë orëve të para të mëngjesit më 29 gusht, është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.
Personi i identifikuar është një 35-vjeçar B.P i cili ka precedent penal për armëmbajtje pa leje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
