Kjo verë duket se nuk do të ketë pushime për strukturat drejtuese dhe lokale të bazës së PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.
Ish-Kryeministri mblodhi të shtunën kryetarët e degëve, ndërkohë që gazeta “Panorama” ka zbardhur udhëzimet e firmosura nga Flamur Noka, si Sekretar i Përgjithshëm, që u miratuan dhe iu shpërndanë secilit prej 60 kryetarëve të degëve. Lista e anëtarësisë së Partisë Demokratike ka pasur në mënyrë konstante kontestime në faza të ndryshme të zhvillimeve në PD. Ato u shfaqën edhe në proceset e iniciuara nga Sali Berisha, duke nisur që nga shtatori i vitit të kaluar.
Në këtë kuadër, Flamur Noka u ka kërkuar kryetarëve të degëve që të përditësojnë listën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Por para se të nisë këtë fazë, përmes udhëzimit numër 9, Sekretari i Përgjithshëm i PDsë që drejtohet nga Berisha, kërkon që sa më shpejt e njëjta strukturë drejtuese, si në nivel qendror, të zgjidhet edhe në 72 degët e PD-së. Çdo degë do të zgjedhë sekretarin politik dhe sekretarët e tjerë, njësoj si në nivel qendror.
RIFRESKIMI I LISTËS SË ANËTARËVE
Pas plotësimit të strukturës drejtuese të PD-së në çdo degë, do të ngrihen grupet e punës për të nisur punën për përditësimin e listës së anëtarësisë. “Grupi i punës përbëhet nga kryesia e degës dhe monitorohet nga i deleguari i kryesisë qendrore në dege, sipas ndarjes bashkëngjitur. Pjesë e këtij procesi janë gjithashtu Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike, nëpërmjet strukturave të tyre në nivel kryesie dhe grupseksioni të degës”, thuhet në udhëzimin numër 8. Grupi i punës do të marrë si bazë të listës së anëtarësisë, databazën e vitit 2019, me përditësimin e proceseve të fundit. Çdo anëtar do të kontaktohet dhe do t’i kërkohet që të plotësojë formularin e anëtarit, bashkë me të dhënat.
Gjatë këtij procesi, grupi i punës do të japë informacion, atje ku është e mundur, për ata të cilët gjatë procesit të identifikimit dhe kontaktimit rezultojnë se nuk banojnë më në territorin e degës, por janë zhvendosur në një territor tjetër brenda Shqipërisë apo janë larguar në emigracion jashtë Shqipërisë. Këto emra do t’i përcillen Sekretariatit Organizativ në një dokument në format tabelor, i veçantë nga regjistri i anëtarësisë së degës. Përbri çdo emri, sipas kategorisë së mësipërme, do të shënohet: ‘L’ për ata që janë larguar në një territor tjetër, por brenda territorit shqiptar. Përbri shënohet numri i telefonit dhe vendbanimi i ri (qyteti/dega). ‘LE’ për ata individë që janë larguar në emigracion. Përbri shënohet numri i telefonit dhe vendbanimi (shteti/qyteti), nëse dega e disponon”, thuhet më tej në udhëzimin e Nokës.

METODOLOGJIA E PUNËS:
Në Regjistrin e Anëtarësisë së degës, në format elektronik dhe shkresor, nuk regjistrohet asnjë anëtar i ri i cili nuk ka plotësuar dhe dorëzuar Formularin e të dhënave të Anëtarit;
Baza e të dhënave, mbi të cilat do të punojë grupi i punës, janë të dhënat e anëtarësisë të vitit 2019, të pasuruara me pjesëmarrjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore të 18 dhjetorit 2021, primaret e 30 janarit 2022 në gjashtë bashki/degë të vendit, zgjedhjet për kryetar të degës, si dhe zgjedhjet për kryetarin e PDSH.
Të gjithë individët në bazën e të dhënave do të identifikohen, verifikohen dhe kontaktohen një për një, në çdo seksion dhe në çdo grupseksion nga anëtarët përgjegjës të grupit të punës;
Gjatë këtij procesi, grupi i punës do të japë informacion, atje ku është e mundur, për ata të cilët gjatë procesit të identifikimit dhe kontaktimit rezultojnë se: a. Nuk banojnë më në territorin e degës, por janë zhvendosur në një territor tjetër brenda Shqipërisë. b. Janë larguar në emigracion jashtë Shqipërisë.
Këto emra do t’i përcillen Sekretariatit Organizativ në një dokument në format tabelor, i veçantë nga regjistri i anëtarësisë së degës. Përbri çdo emri, sipas kategorisë së mësipërme, do të shënohet: a. “L” për ata që janë larguar në një territor tjetër, por brenda territorit shqiptar. Përbri shënohet numri i telefonit dhe vendbanimi i ri (qyteti/dega). b. “LE” për ata individë që janë larguar në emigracion. Përbri shënohet numri i telefonit dhe vendbanimi (shteti/qyteti), nëse dega e disponon.
Do të konsiderohen anëtarë të degës të Partisë Demokratike të gjithë ata të cilët rezultojnë në emigracion sezonal. Emrat e tyre do të shënohen në regjistrin e anëtarësisë, pavarësisht se nuk e kanë plotësuar formularin. Kryesia e degës merr masa për plotë