
Marine Le Pen është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar.
Asaj i ndalohet të kandidojë për poste politike për pesë vjet me efekt të menjëhershëm, që do të thotë se ajo nuk është në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës.
Le Pen u largua nga salla e gjyqit përpara se dënimi i saj të lexohej i plotë.
Aktualisht, anëtare e parlamentit francez, Le Pen u shpall fajtore së bashku me tetë eurodeputetë nga partia e saj dhe 12 asistentë. Ata u akuzuan për përdorimin e parave të Parlamentit Evropian për të paguar stafin që në fakt punonte për partinë e saj politike
