Në Greqi po vijojnë hetimet për një vrasje të ndodhur tetorin e kaluar në Menidi, me një viktimë 38-vjeçare.
Departamenti i Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë Personale pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës ka ngritur një dosje ndaj një 41-vjeçari, i cili dyshohet se është arratisur në Shqipëri.
Për sa i përket kronologjisë së çështjes, më datë 17 tetor 2023, në një banesë të improvizuar në një truall në zonën e Açarnës, i akuzuari pasi ka debatuar me 38-vjeçarin për lëndë narkotike, e ka plagosur në këmbë me një mjet të mprehtë dhe është larguar në këmbë.
Nga hetimet në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan një thikë kuzhine dhe një brisk , ndërsa të pandehurit u identifikuan nga procesi i mëpasshëm para-hetues.
Dosja e lëndës i është dorëzuar prokurorit kompetent i cili e ka referuar rastin në hetuesi.