Tirana do të presë për herë të parë një finale europiane, teksa nesër në mbrëmje Roma dhe Fejnord do të sfidohen mes tyre në stadiumin “AIR Albania” për finalen e Ligës së Konferencës.
Mesditën e sotme, kanë mbërritur me traget në portin e Durrësit 100 tifozët e parë të Romës nga Italia, ku edhe gjatë orëve në vijim priten të zbarkojnë edhe mijëra të tjerë.
Në tragetin me 100 tifozë romanë kanë qenë mes tyre edhe disa fansa të Fejnordit, por duke mos krijuar incidente midis tyre. Disa furgonë policie janë të vendosur në port dhe kanë shoqëruar tifozët italianë sapo shkelën në Durrës.