Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar proces verbalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi zbatoi masën detyrim paraqitje në SPAK.
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, ka shkruar Berisha.
Paraqitja e tij u shoqërua nga brohorima prej mbështetësve të tij, ndërsa edhe u protestua kundër kreut të SPAK, Altin Dumani.
Berisha tha para mediave ai tha se SPAK ka kërkuar të rikthehet në masën arrest shtëpie.
“Organizata kriminale skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berisha t‘i rikthehet arresti në shtëpi për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët, këtu ne arrijmë në një moment në momentin që këta kriminelë flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, Sali Berisha i ka sulmuar do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe jo ata njerëz të ndershëm, sot para jush se si altin dumani fle mbi dosje krimi, do faktojë para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratën e tyre se e kam vlerë me 380 metër katrorë apartamentin, kurse ekspertëve të tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 m katror ndërtimin e viteve ’70″, tha Berisha.