Prokurori Kreshnik Ajazi mbërrin në SPAK. Pas operacionit “Never forget” drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit po zhvillon një takim me prokuroret e posaçëm për dosjen e Elbasanit.
Pritet që kjo çështje t’i kalojë SPAK. Artan Tafani sipas informacioneve ka rrëfyer dhe për trafik kokaine të cilin sipas tij, Laert Haxhiu e kryente në bashkëpunim me një grup kriminal ne Fier dhe me një tjetër grup ne Greqi.
Artan Tafani pas arrestimit të tij në Lushnjë, ka rrëfyer te prokurori Kreshnik Ajazi, se së bashku me grupin e Laert Haxhiut, kanë bërë të mundur eliminimin e 6 personave, ku dy prej tyre në shtetin grek.