Shpëtim Osma u vetëdorëzua në polici pas disa orëve arrati, ndërsa çifti i bashkëshortëve ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore ndërsa janë jashtë rreziku për jetën.
Sami Disha ka marrë plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në gjymtyrët e poshtme, pra në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij Nadirja është plagosur në bark.
“Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Shpëtim Osma, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit Sami Disha, dhe Nadire Disha (autori komshi me çiftin që plagosi).
Zbrazi armën në drejtim të fqinjve, del FOTO e autorit që
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes”, njofton Policia.