Meterologia Porja tha se sot kemi një rënie me rreth 2 gradë të temperaturave, rënie e cila sipas saj do të vijojë edhe gjatë mesditës.
Ajo tha gjithashtu se në juglindje të vendit priten reshje lokale dëbore, me intensitet të ulët, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, sipas meteorologes Porja, era do të jetë me drejtim lindor dhe veri-lindor, me shpejtësi mesatare dhe herë pas here të fortë në brigjet detare.
“Një mëngjes mjaft i ftohtë. Në Tiranë rreth 2 gradë shënon minimumi. Ndërsa në orët e mesditës do të kemi po ashtu një rënie të vlerave termike. Ka shënuar 2 gradë më pakë termometri minimal sot në rang territori.
Po ashtu edhe mesdita me 2-3 gradë më pak. Do të kemi nga -5 deri në jo më shumë se 13 gradë celcius, megjithëse do të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar. Vetëm në pjesën e dytë të ditës do të kemi zhvillim të vranësirave të karakterit lokal, kryesisht në jug-lindje, ku do të ketë momente të shkurtra me flokë dëbore.
Nuk bëhet fjalë për reshje shiu. Era do të jetë mesatare me drejtim lindor dhe veri-lindor me shpejtësi herë pas here të fortë kryesisht në brigjet detare”, tha meteorologia Tanja Porja, shkruan A2 CNN.
