Deputeti Saimir Korreshi ka zbuluar mbrëmjen e sotme negociatat që janë duke u zhvilluar mes dy palëve në Partinë Demokratike. Ai ka treguar se Gazment Bardhi i ka dërguar një shkres Sali Berishës dhe kërkon prej tij bisedime për kandidatët e 14 Majit.
I ftuar në Or News, Korreshi është shprehur më tej se mesazhi i ka shkuar Berishës dhe pritet qëndrimi që ai do të mbajë, duke qenë se dhe raportet mes deputetëve të dy fraksioneve janë zbutur.
“Gazment Bardhi i ka bërë një kërkesë me shkrim. Ne në parlament shkojmë bashkë me njëri tjetrin, tema jonë përveç zhdukjes së Ramës është edhe 14 maji. Demokratët u lodhën duke na parë të përçarë, jemi zënë me njëri-tjetrin, kemi ngrënë kokat e njëri tjetrit.
Ne duhet të maksimalizojmë forcat dhe të zgjedhim kandidat propabël. Bardhi në emër të gjithë problematikave, të jetë Bardhi që të çojë kandidatët, ne të hyjmë në garë si PD. I është përcjellë mesazhi zotit Berisha, pritet tashmë duke parë edhe qëndrimin e të gjithë deputetëve”, u shpreh Saimir Korreshi, deputet i PD.