Seria e re e iPhone 14 Pro pritet të vijë me ndryshime të mëdha në seksionin e kamerave. Një dokument i ri i publikuar nga Apple detajon një dizajn të ri i cili mund të sjellë përmirësime shumë të mëdha në iPhone-t e së ardhmes.
Dokumentet e patentimit zbulojnë zhvillimet e planeve të Apple për të sjellë një lente periscope të fuqishme në iPhone, e cila do t’i jepte këtyre smartphone-ve një shtyrje të madhe në zmadhimin optik, duke konkuruar drejtpërdrejt me flagship-ët më të rinj nga Samsung.
Aktualisht iPhone 13 Pro Max ofron një zmadhim optik “modest” 3x, ndërkohë që Samsung S22 Ultra, falë lentes periscope mund të zmadhojë në mënyrë optike deri në 10x.
Në dizajnin e shfaqur në këtë patentim, Apple tregon se mund të ofrojë zmadhimin optik me nivele variabël të zmadhimit nga një lente e vetme. Kjo gjë do të bëjë që lentja të ofrojë zmadhim optik të vazhdueshëm nga 3x në 5x, ndërkohë që lentet tipike të tanishme në hapësirën e ndërmjetme të zmadhimit, përshembull 4.3x, gjenerojnë një imazh dixhital të proçesuar që krijon iluzionin e një zmadhimi të vazhdueshëm.
Megjithatë, përderisa ky është vetëm një patentim, nuk është e sigurtë që Apple do ta implementojë këtë dizajn në gjeneratën e ardhshme të iPhone-ve. Vetë krijimi i një lenteje të tillë është i vështirë dhe komprementon fortësinë e smartphone-it për shkak se nevojitet kombinimi i shumë pajisjeve delikate të lëvizshme.