Kush do që të transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland duhet të planifikojë të harxhojë plot 300 milionë euro, raporton “L’Equipe”.
Pavarësisht që është i zemëruar me paraqitjet e Dortmundit në kohët e fundit, skuadra gjermane është duke bërë përpjekje për ta bindur norvegjezin të qëndrojë në skuadër.
Dortmund është gati t’i ofrojë Haalandit pagë prej 16 milionë euro, që do ta tejkalonte edhe Marco Reus që momentalisht është lojtari më i paguar me vlerë 12 milionë euro, mirëpo 21-vjeçari ka vendosur të largohet. Në fundin e sezonit, klauzola me vlerë 75 milionë euro do aktivizohet dhe me kontratën që i skadon në 2024, drejtori i Dortmundit, Hans-Joachim Ëatzke i ka dhënë ultimatum lojtarit të bëjë të qartë të ardhmen deri në muajin shkurt.
PSG është një ndër kandidatët për të nënshkruar me sulmuesin, pasi Kylian Mbappe pritet të largohet në verë, por për ta bërë atë transferim, duhet të kenë buxhetin prej 300 milionë euro. 75 milionë euro do kushtojë klauzola e lirimit, 20 milionë euro komision për agjentin Mino Raiola dhe babin e Haaland, gjithashtu edhe pagë prej 30-35 milionë euro për Haaland në kontratë 6-vjeçare.