Nga dje kur ndodhi ngjarja e deri më sot kanë qarkulluar mjaft lajme lidhur me sulmin me armë që i bëri shqiptarja bashkëjetuesit të saj grek. Më në fund hetuesit kanë marrë në pyetje vajzën e tyre të mitur 12-vjeçare duke i thënë se kush e kishte armën.

Vogëlushja u dërgua në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Miturve të Sigurimit të Atikës, ku në një hapësirë të projektuar posaçërisht, ajo shpalosi para psikologes së fëmijëve gjithçka që kishte përjetuar vitet e fundit. Fëmija jo vetëm që u ka dhënë atyre një foto të situatës së “luftës” që mbizotëronte mes prindërve të saj me gjyqet e ngritura nga 49-vjeçarja shqiptare, por ka përshkruar minutë pas minute skenën e përgjakshme jashtë godinës së Halandrit.

Konkretisht, ajo dyshohet se ka thënë se nëna e saj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 4 herë të atin. Një imazh që do të mbetet thellë i gdhendur në mendjen dhe shpirtin e saj. Pra policia ka faktet nga ana e fëmijës që ka qenë dëshmitar kyç të cilat në fakt janë evidentuar si në dhomën e posaçme të NënDrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, regjistrohen të gjitha dëshmitë e fëmijëve dhe materiali dërgohet prokurorit në mënyrë që të miturit të mbrohen dhe të mos i nënshtrohen procesit shpirtshkatërrues të pranisë fizike në gjykatë dhe të rijetojnë edhe një herë ngjarjet e tmerrshme.

Për gazetarët sot foli edhe bashkëshortja britanike e mjekut, e cila tregoi për ngacmime të vazhdueshme nga 49-vjeçarja, edhe pse familja kishte marrë masa paraprake ndaj saj, ndërsa zbuloi se edhe ajo i kishte kthyer shpinën fëmijës!

68-vjeçari vijon të qëndrojë në spital në gjendje kritike për jetën. Katër plumba u hoqën, gjatë një operacioni të gjatë, nga trupi i 68-vjeçarit okulist, i cili u qëllua mesditën e djeshme nga ish-partnerja i tij shqiptare 49-vjeç. Mjeku okulist mbetet në gjendje kritike, ndërsa mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë.