Erion Murataj PSD

Zbulohet një galaktikë në formë disku. Është quajtur Big Wheel, pasi është e ngjashme me një disk panoramik në lëvizje, e krijuar rreth 2 miliardë vite pas Big Bang.

Pas lindjes ka patur nje rritje e zgjerim mjaft të shpejtë, dhe ky është një rast i jashtëzakonshëm për të vëzhguar këtë fenomen, duke qenë se e shohim në etapat e krijimit në universin antik.

Kërkuesit dhe teleskopi James Webb janë pozicionuar në qiell rreth 11-12 miliardë vite dritë larg, dhe rezulton të jetë një zonë mjaft e dendur, me përqëndrim të lartë galaktikash, gazrash dhe vrimash të zeza, një laborator në të cilin mund të studiohen mekanizmat e formimit të galaktikave.

Kjo galaktikë, është rreth 3 herë më e madhe në krahasim me ato me masa yjore dhe kohë kozmike të ngjashme, dhe është të paktën 3 herë më e madhe edhe sesa simulimet e deritanishme.


Big Wheel është një disk që rrotullohet si të ishte galaktikë në formë spirale, siç është ajo në të cilën bëjmë pjesë ne, Rruga e Qumështit.