Disa email-e që kanë rrjedhur së fundmi tregojnë se punonjësit e Google janë “tallur” me modalitetin “incognito” të shfletuesit të kompanisë. Sipas asaj që thuhet në emaile, “incognito” nuk është edhe aq privat saç pretendon gjigandi i teknologjisë.

Në një seri email-esh të cituara në një padi me bazë në Kaliforni në emër të një milion përdoruesve, punonjësit në vitin 2018 sugjeruan që kompania të ndalonte reklamat mashtruese të funksionit të fshehtë në Google që supozohet se lejon përdoruesit të “shfletojnë privatisht” për të shmangur të tjerët kur përdoret një pajisje e përbashkët.

Sipas asaj që thuhet në padi, opsioni i lundrimit në internet në mënyrë private, në fakt është fiktiv pasi punonjësit e Google gjithsesi mund t’i shohin të dhënat e konsumatorit, sipas Bloomberg.

“Duhet të ndalojmë së e quajturi “Incognito” dhe të ndalojmë përdorimin e ikonës Spy Guy”, tha një inxhinier në një zinxhir emailesh në 2018, pasi dha një studim për mungesën e mbrojtjeve në shfletues.

Një gjykatës do të vendosë të martën nëse padia qëndron. Dhe, nëse rezulton përgjegjëse, Google mund të gjobitet për t’u paguar dëmshpërblime miliarda konsumatorëve.