Ndërsa iu drejtua demokratëve të mbledhur në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha, u shpreh se mision i PD, mbetet mision i shenjtë i PD, dalja nga tranzicioni i stërzgjatur.

“Së pari dhe ndryshe nga herë të tjera, PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambjentet e saj dokumentin themeltar të firmëtarëve të PD. Të emrave të atyre që sot nuk janë mes nesh, të atyre që janë jashtë të atyre që janë kthyer nga SHBA e Kanadaja.

Sot këtë instalacion do e zbulojnë dy vajza të forumit rinor të PD, si simbol i vazhdimit të misionit tonë për shqiptarët me rininë për rininë me të ardhmen. Sprovat tona kanë qenë të panumërta. Disa i kemi mbartur brenda vetes, që nga momentet e para të lindjes.

E një regjimi që vafëroi ndërgjegjen e kombit, duke ndaluar artin që nuk ishte në përputhje me antivlerat e diktaturës. Mbijetesa është një tregues i guximit dhe instiktit të këtij kombi, t’i prish daljes nga kjo greminë, ky tranzicion i stërzgjatur mbetet misioni i shenjtë i PD.