Mbrëmjen e sotme policia e Peqinit ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike në fshatin Garunjë.
Burime bëjnë me dije se në momentin që policia ka ndërhyrë në zonë ka shoqëruar dhe dy persona që janë gjendur pranë parcelës me bimë narkotike.
Të njëjta burime konfirmojnë se janë zbuluar rreth 300 bimë kanabis sativa.