Një tjetër bazë e furnizimit me armë dhe municione për grupet kriminale është zbuluar nga policia. Pas Fushë Kuqes, një tjetër banesë është zbuluar në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.
Në të u gjetën maska, paruke, jelekë antiplumb dhe kokore metalike si të policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale për të kryer krime, si edhe lëndë narkotike.
Për rrjedhojë u vu në pranga 26 vjeçari që posedonte në banesë, sendet e kundërligjshme dhe lëndën narkotike
U sekuestruan gjithashtu edhe 1 kavanoz dhe 13 pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një sasi tjetër e kësaj lënde, e ndarë në doza, gati për shitje në afërsi të shkollave, lokaleve dhe në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës./abcnews.al