Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e PD-së kundër mbylljes së TikTok.

Protesta e opozitës e 15 marsit, përpara Kryeministrisë do të zhvillohet në orën 19.00.

Protesta e opozitës është thirrur pas vendimit të qeverisë për të mbyllur TikTok-un.

Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.