Erion Murataj PSD

Gjatë kontrolleve me dron të zhvilluara nga policia në Lezhë është zbuluar një parcelë kanabisi në fshatin Zimaj.

Policia bën me dije se janë konstatuar 520 fidanë kanabis të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë operacionit është në pranga kultivuesi i tyre P. L., 45 vjeç. Ndërkohë janë vënë nën hetim kryeplaku i fshatit D. D., 56 vjeç dhe . N., 55 vjeç, me detyrë specialist (roje) mjedisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zimaj”. Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale

Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i hetimeve proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë dhe përdorimit të dronëve për kontrollin e territorit, është finalizuar operacionin policor koduar “Zimaj”.

Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist – roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.