Kontrollet e policisë për grabitjen e bankës në Koplik rreth tre javë më parë ka çuar në zbulimin e një shtëpie bari në këtë zonë. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e Albin Shabajt i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës ku janë gjetur 9 kg kanabis.

Në pranga janë Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj. Ndërsa në banesën e Ramiz Nikdukajt, policia ka zbuluar një ambient përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave, ku janë sekuestruar 22 kg kanabis.

Në pranga është vënë Ramiz Nikdukaj, dhe dy persona që merreshin me kultivimin e kanabisit në shttëpinë e tij të barit, A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Policia ka shpallur nnë kërkim djalin e tij Almir Nikdukaj ndërkohë që vajza e tij E.N. po hetohet në gjendje të lirë. Në lidhje me këtë ngjarje janë janë proceduar penalisht edhe 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B.

“Po në vijim të operacionit për kontrollin në në banesat e autorizuara nga Gjykata, rezultoi se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Albin Shabaj, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës, u gjetën dhe u sekuestruan 9 kilogramë kanabis.

Për këtë u arrestuan në flagrancë vëllezërit Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave. Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së këtij shtetasi.

Shtetasi Ramiz Nikdukaj u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Kultivmimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.”

U arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi u kapën në flagrancë duke punuar në ambientin në të cilin kultivoheshin bimët narkotike, me anë të llambave.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Almir Nikdukaj (djali i Ramiz Nikdukaj), dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. N.(vajza e shtetasit Ramiz Nikdukaj).

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B”, njofton policia.