Turqi/ Muhammed M., i cili shkoi në një kazino me miqtë e tij në Denizli për t’u argëtuar, u trondit kur pa të dashurën e tij Rümeysa, e cila punonte aty.
Kur mësoi se e dashura e tij punonte në vendin e alkoolit, Muhammed M. u zemërua dhe donte ta merrte vajzën e re nga vendi me forcë, por që hasi në rezistencën e pronarit të kazinos. Nisur nga kjo Muhammed M. me 7 shokët e tij u kthyen në vendngjarje, me një armë gjahu.
Kur grupi i zemëruar filloi të gjuante rastësisht, brenda në kazino kishte njerëz.
Përleshja me armë midis grupit të Muhammed M dhe pronarit të kazinos vazhdoi mes largimit në panik të punonjësve dhe klientëve.
Pronari dhe 2 punonjës të vendit, të cilët u plagosën në konfliktin e armatosur, u transferuan në spitale me ambulanca.
Ekipi i Hetimit të Krimit të Xhandarmërisë (JASAT), i cili shqyrtoi regjistrimet e kamerave të sigurisë në vendin e punës, filloi punën për kapjen e të dyshuarve. Si rezultat i operacionit të organizuar 6 nga 8 të dyshuarit e përfshirë në incident u kapën dhe u dërguan në gjykatë.
Mësohet se puna vazhdon për arrestimin e Muhammed M. dhe Zeyni K, të cilët janë të dyshuarit kryesorë të incidentit.
Muhammed M, një nga të dyshuarit e kërkuar, ka 5 dosje penale për krime të tilla si “Krime të vrasjes, plagosje me dashje, plaçkitje dhe heqje lirie” shkruajnë mediat turke.
FAX