Nga Erion Murataj

Ajo që ndodhi fillimisht në Suedi e më pas në Itali është këmbanë sesi retorikat e ekstremeve përqafohen në kohë rreziku lufte.
Teksa Putini i kuq ka eskaluar në gjuhë përdorimi armësh bërthamore gjuha që po përqafojnë popujt me vlera të Europës po kalon në skajin e kundërt të neo nazi-fashizmit.
Mjafton të shohësh retoriken dhe vendimarjen të kuptosh sa e z’bythur duket BE me deklaratat e Ursula Von der Leyen se do disiplinojë kombe.
Kjo është një etapë e rrezikshme në fakt dhe që paralajmëron përplasje pasi qëndrimet në skaje s’kanë pikë takimi.
Në këtë panoramë përfytyroni pak nëse vijon një ravijezim i situatës në vende të tjera të BE, bie fjala në Gjermani e Francë.
Racionaliteti do të vdiste dhe uria që do të kllaponte Europën që ka vetem p*rdhë e nuk ka as bukë as gaz e as ushtarë në popullatën e gjerë do të ishte fatale për njerzimin.
Nëse ka një kontribut esencial që perëndimi i ka dhenë tiranisë së lindjes në këto 30 vite është krijimi i një shoqërie që di ta haj bukën po jo ta ruaj e ta prodhojë. Një shoqërie ku të rinjtë vrasin e mbrojnë në video lojra po të hanë atë që nuk thuhet në fushëbetejë.
Një shoqëri që e konsideron detyrim përcaktim të jetosh mirë dhe jo të punojë për ta pasur .
Pensionet dhe asistenca europiane për dembelët është e pashoqe dhe stimuluese për shitblerjen morale.
Keto janë këmbana që mesa duket Italia dhe Suedia pak javë më parë i kanë kuptuar duke votuar e zgjedhur ti largohen shoqerisë së shqyer që s’ka fije e gjilpër që e qep më.
Në kontekstin shqiptar kuptohet që ne kemi fluturuar dhe jemi në fluturim dhe preshi është në gjysëm të rrugës dhe as që bëhet fjalë të ndalojmë pa kryer punë ky i fundit për ata që e pëlqejnë.
Por mundemi të krijojmë modele që do të prodhonin alternativë.
Ndonse ne s’kemi doktrina politike se fundja i kemi bërë orale kujtdo pushteti po të paktën ne këtë batare ku secili matet me hallatet e veta duhet të gjejmë modele që prodhojnë alternativa të cilat padyshim do prodhojnë dhe alfan e Shqiperisë.
Sa për BE është mëse e qartë që këdo që të mbështesë apo anatemoj i ka skaduar viagra e shoqërisë së shqyer.
Ulen breket nga një tub i Rusisë e nga anijet e ping-pongut të Erdoganit dhe Putinit me grurin ukrainas.
Të tjerat janë përralla.
Këta që keni votuar deri sot s’besoj ka nevojë t’ua them miq të dashur.
Janë produkt i viagres pa efeket të BE./ Egnatia news