Greqia do t’i dhurojë Shqipërisë 20 mijë doza të vaksinës anti-Covid. Lajmin e bëri publik ambasada shqiptare në Greqi, ku thekson se ky donacion vjen si tradit tashmë e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.
NJOFTIMI NGA AMBASADA NË GREQI
Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina
Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.
Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta.
Faleminderit
