Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të nënshkruajnë një marrëveshje shumëpalëshe, duke krijuar një mekanizëm për të kompensuar “çdo person që ka vuajtur nga veprimet e ushtrisë ruse”.

Përmes një video-mesazhi Zelensky tha se fondet dhe pronat ruse që ndodhen në vendet aleate, duhet të konfiskohen ose “ngrijnë” dhe më pas të drejtohen në një fond të krijuar posaçërisht për kompensimin dhe rindërtimin e Ukrainës.

Ne po punojmë për të siguruar që Rusia të kompensojë, në një mënyrë ose në një tjetër, për gjithçka që ka shkatërruar në Ukrainë.Çdo shtëpi e djegur, çdo shkollë e rrënuar, spital i rrënuar, secila shtëpi e kulturës dhe infrastrukturës e hedhur në erë, çdo ndërmarrje e shkatërruar, çdo biznes është ndalur.Rusia do të ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, çdo bombe dhe çdo rakete që ka lëshuar në të gjithë Ukrainën, përfundoi presidenti.