Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mira “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, ne tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë”.
Zelensky u shpreh se “në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”. Ai tha se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që u duhen Ukrainës, “është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve”, raporton BBC.
Ai shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve