Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të fundit këtë të premte ka vlerësuar ukrainasit për guximin e tyre. Zelensky është shprehur se guximi i tyre duhet të përhapet në të gjithë botën.
“Nëse të gjithë në botë do të kishin të paktën 10% të guximit që kemi ne ukrainasit, nuk do të kishte asnjë rrezik për ligjin ndërkombëtar. Nuk do të kishte asnjë rrezik për lirinë e kombeve. Ne do të përhapim guximin tonë,” tha ai.
Ai shtoi se “të jesh i guximshëm është marka jonë“, ndërsa gjithashtu i bëri thirrje botës që të vendosë sanksione më të guximshme ndaj Rusisë.
Ndër të tjera ai është shprehur se sanksioni më i fortë kundër Rusisë nga gjithçka që mund të jetë,, është më shumë dërgesa armësh për t’u përdorur kundër saj.
Ai komentoi edhe përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Rusia prej kohësh nuk ka pasur asnjë lidhje me konceptin e të drejtave të njeriut. Ndoshta një ditë kjo do të ndryshojë. Por deri tani shteti rus dhe ushtria ruse janë kërcënimi më i madh në planet për lirinë, për sigurinë njerëzore, për konceptin e të drejtave të njeriut si të tilla natyrisht.