Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ndodhet aktualisht në Vilnius, Lituani, ku merr pjesë në samitin e udhëheqësve të vendeve lindore dhe nordike anëtare të NATO-s.
Ai tha se sanksionet kundër Rusisë janë të nevojshme duke shtuar se është e rëndësishme të kufizohet seriozisht tregtia e naftës së Rusisë dhe përdorimi i anijeve cisternë nga Moska. Zelenskyy thotë se pret që të lirohen më shumë të burgosur lufte.
Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu se Putin pa presion do të vazhdojë të luajë lojëra me të gjithë ata që duan që kjo luftë të përfundojë. Ai theksoi se çelësi i paqes së qëndrueshme është i qartë që agresori nuk duhet të marrë asnjë shpërblim për luftën.
“Pa presion, Putini do të vazhdojë të luajë lojëra me të gjithë ata që duan që kjo luftë të përfundojë. Çelësi i paqes së qëndrueshme është i qartë: agresori nuk duhet të marrë asnjë shpërblim për luftën.
Putini nuk duhet të marrë asgjë që do të justifikonte agresionin e tij. Çdo shpërblim vetëm sa do t’i tregonte atij se lufta ia vlen.
Nëse Putini vendos se kush mund dhe kush nuk mund t’i bashkohet NATO-s, atëherë “oreksi i Rusisë për luftë” vetëm sa do të rritet, tha Zelensky.