Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se negociatat me Moskën po bëhen më realiste.

Kreu i Shtetit të Ukrainës tha se takimet vazhdojnë dhe se është vigjilent se çdo luftë përfundon me një marrëveshje.

Pas 3 javësh luftime negociatat mes dy palëve vijojnë dhe do të realizohen edhe gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë që krahas tre takimeve të para, për tre ditë rresht negociatorët e dy palëve kanë diskutuar përmes video konferencës një armëpushim të plotë që mund t’i jepte fund luftës.

Palët kanë bërë progres sa i përket korridoreve të pjesshme humanitare, megjithëse nuk janë zbatuar plotësisht.

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën se kanë shkelur armëpushimin, i cili mund t’u mundësonte civilëve evakuimin nga zona e zjarrit.