Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia do t’i shtojë sulmet e saj këtë javë ndërsa liderët e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë nëse do të lejojnë Ukrainën të bashkohet me familjen e madhe të BE-së.
Moska ka bërë kërcënime të përsëritura kundër lejimit të Ukrainës për t’u bashkuar me BE, shkruan Skynews.
Në fjalimin e tij të fundit , Zelenskyy tha: “Natyrisht, këtë javë duhet të presim nga Rusia një intensifikimin e aktiviteteve të saj armiqësore. Ne jemi duke u përgatitur. Jemi gati.”
Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar tha se nuk ka “asgjë kundër” aplikimit të Ukrainës, por përqafimi i Ukrainës nga BE do të ndërhynte në synimet e Moskës për të mbajtur fqinjin e saj jashtë sferës së ndikimit të Perëndimit.
Udhëheqësit e BE-së pritet të shqyrtojnë ofertën e Ukrainës në një samit të enjten dhe të premten.
Megjithatë, procesi i integrimit të Ukrainës në BE mund të marrë shumë vite kohë për të përfunduar.