Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sot do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca do të mbahet ditën e sotme në orën 13:00. Në një lidhje të drejtpërdrejtë “online”, presidenti i Ukrainës do të mbajë fjalën në parlamentin shqiptar.

Zenesky më parë ka folur edhe në disa parlamenteve Europiane.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjate se ciles Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit , do te zhvillohet neser, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit”thuhet në njoftim.