Fitorja ndaj Brazilit është emocioni më i bukur që mund të përjetojnë tifozët e Argjentinës, që më tepër nëse bëhet fjalë për trofe dhe ndeshja zhvillohet në fushën e “armiqve”. Rivaliteti mes dy kombëtareve latine është gjithmonë në nivelet e larta.

Goli i Angel Di Maria vendosi finalen e Kupës së Amerikës, kombëtarja albiceleste u rikthye të fitojë një kupë pas plot 28 viteve dhe në rrugët e Buenos Aires dhe gjithë Argjentinës nisi festa e madhe.  Tepër emocionuese edhe video e Pablo Giralt, komentatorit të njohur argjentinas.

Pablo po transmetonte ndeshjen në radio. Momentet e fundit të ndeshjes ishin drithëruese, siç dallohet në video. Çlirim i madh në momentin që arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes, me Pablon që nuk arrin t’i përmbajë lotët.

fax