Justin Timberlake është në zi pas humbjes së një njeriu të dashur për të. Ai ndau me ndjekësit lajmin e vdekjes së vokalistes së tij prej vitesh, Nicole Hurst.
Timberlake postoi në Instagram një postim të ndjerë dhe emocional që ngjalli një përgjigje të përzemërt nga fansat.
“Zemra ime është e hidhëruar. Humbëm një shpirt të bukur këtë javë. Nicole ndriçonte çdo dhomë në të cilën hynte. Brenda dhe jashtë skenës ajo ishte një burim i vazhdueshëm pozitiviteti. Disa gjëra duken kaq të padrejta dhe nuk do ta kuptojmë kurrë pse ndodhin.
Di që ishim të bekuar të qeshnim me të, të udhëtonim dhe të përjetonim buzëqeshjen e saj ngjitëse dhe dashurinë për një jetë të mbushur me muzikë”, shkroi këngëtari në shkrimin shoqërues të fotove e videove të saj.
“Nicole, nuk mjafton të të them që do më mungosh shumë. Faleminderit për dritën tënde. Do të përpiqem fort ta mbaj me vete. Të dua motra ime. Përgjithmonë familje”.
Vokalistja ndërroi jetë pasi luftoi gjatë me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe në Gusht të 2019 ajo zbuloi se ishte përhapur edhe në tru.