Vajza shqiptare, Nora Gjakova ka mundur në finale rivalen franceze, Sarah Leoine Cysique me ippon dhe ka fituar medaljen e artë për peshën deri në 57 kilogramë.

Po ashtu, në gjysmëfinale Nora mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinale. Kjo është medlaja e tretë e artë e Kosovës në Lojërat Olimpike, pas asaj të fituar para 5 vitesh nga Majlinda Kelmendi në Rio dhe asaj të para pak ditëve nga Distria Krasniqi.

Kosova konfirmohet edhe një herë superfuqi në xhudo dhe renditet aktualisht në vendin e shtatë për medalje të arta në këto Lojëra Olimpike, duke lënë pas shumë superfuqi.

Kujtojmë se ditë më parë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar medalje ari e duke na bërë të gjithëve krenarë.

Krasniqi e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet, ku në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki. Loja ishte e vështirë, por shqiptarja ia doli të triumfojë dhe t’i tregojë të gjithëve aftësitë e saj në xhudo.

Gjithashtu, vajza nga Peja ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu, edhe pse me pak vështirësi. Xhudistja kosovare u tregua e fortë, duke fituar me anë të ‘Ëaza-Arit’.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti, duke bërë krenare gjithë Kosovën.

Me këtë triumf, xhudistja fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

icon style