Po i ndodhin shumë gjëra të papëlqyeshme për herë të parë. Mbi të gjitha duhej të projektohej e ardhmja. Këtë radhë kuvendi nuk u thirr për hallin e PD-së, opozitës, apo shqiptarëve, por për të mbyllur hallet politike të Bashës. Prandaj unë nuk mund të bëhesha pjesë e një teatri absurd. Ndjej keqardhje të thellë për situatën ku PD është sot. Përgjegjësitë politike nuk janë kolektive por individuale. Kryetari i Partisë e ka çuar PD drejt tkurrjes, drejt humbjes së besueshmërisë në opinionin publik. Sot PD ka marrë një rezultat më të dobët se në vitin 2013. Ndryshimet statutore nuk i shërbejnë nevojave të PD, por për t’i shërbyer tregimit të forcës që bën Lulzim Basha ndaj anëtarësisë. Unë nuk mund të behesha pjesë e këtij teatri absurd.
Këto janë koncepte që nuk kanë liddhje me traditën e PD. Nuk mund të mbytësh zërat kundër nëse ti i ke apo nuk i ke në një forum të caktuar partie. Njerëzit që ndjejnë përgjegjësi qytetare nuk kanë nevojë për poste. Këtu është një çështje më madhore se postet, Historikisht në PD ka pasur kuvende të jashtëzakonshme, por nuk kanë ndërprerë mandatet as të institucioneve dhe as individëve. Është hera e parë që ndodh kjo. Është hera e parë që PD rri 12 vite në opozitë. Ka vetëm një përgjegjës, Lulzim Basha, që do të vazhdojë me çdo mënyrë të mbaje karrigen e kryetarit.
Natyrisht që debatet politike gjithmonë kanë problematika. Kur humbet serioziteti dhe e tejkalon çdo cak, atëherë kthehesh në qesharak. Konkluzionet apo analizat përfundimtare nuk mund ta bëjë kuvendi kombëtar pa e bërë struktura, baza e partisë. Në aspektet e tjera është e nevojshme një analizë. Ne kemi një sistem elektoral rajonal, me karakteristika të ndryshme nga një rajon te tjetri. Prandaj duhet që analiza në radhë të parë të behej në terren, nga nje grup pune me eksperiencë të gjatë në PD. Më pas kjo platformë t’i paraqitej kuvendit kombëtar. PD ka humbur çdo identitet që e përfaqëson si parti konservatore. Ne jemi parti që nuk ka trashëgimi e partisë së punës që ka PS, por jemi parti që kemi identitet në 30 vitet e fundit. Kolonat e saj të së djathtës së qendres të ringjallen.
fax