Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, bashkë me ministrin e Ambientit, Liburn Aliu, kanë pritur në takim ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.
Në konferencën pas takimit, Bislimi ka kërkuar nga Shqipëria që të eliminojë pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë.
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, bashkë me ministrin e Ambientit, Liburn Aliu, kanë pritur në takim ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.
Në konferencën pas takimit, Bislimi ka kërkuar nga Shqipëria që të eliminojë pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë. Ministri Klosi tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka është e mundur që oferta turistike Shqipëri – Kosovë të jetë një realitet.
“Ne duhet të kuptojmë që pasuria që na ka dhënë natyra në të dyja anët është pasuri e gjithë shqiptarëve. Deti është i gjithë shqiptarëve, siç janë edhe bjeshkët. Shqiptarët nga të gjitha trojet ku flitet shqip duhet ta konsiderojnë ofertën turistike Kosovë – Shqipëri.
Kemi shumë detyra për të realizuar për t’ia bërë sa më të lehtë jetën çdo turisti e çdo investitori. Parqet tona në dy anët e kufirit janë parqe qe s’e njohin kufirin administrativ”, u shpreh Klosi.
Ai tha se “duam shumë që kufiri të jetë moment rekalsi e jo pengesë për të bërë biznes”.
“Do të jemi bashkë për të ofruar një ofertë të përbashkët turistike”, theksoi ministri shqiptar, Blendi Klos