Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris njoftoi dje se 31 vende, përfshirë Shqipërinë, kanë miratuar Deklaratën Politike mbi Përdorimin e Përgjegjshëm në Mbrojtje të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Autonomisë. Deklarata përcakton normat për zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të IA në fushën e mbrojtjes, duke theksuar përputhshmërinë me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, trajnimin e personelit, masat mbrojtëse dhe testimin rigoroz dhe rishikimin ligjor për sistemet ushtarake të IA.