Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të shtunë ka bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin dozën e vaksinës anti-Covid duke postuar një video nga brenda spitalit infektiv ku pacientët bëjnë thirrje për të marrë vaksinën.

Në videon e postuar nga Rama në Facebook, të gjithë pacientët bëjnë thirrje qytetareve shqiptare që të vaksinohet sepse në këtë mënyrë do të jenë pranë familjes së tyre.

Thirrjet

-Në familjen timë ishin të gjithë të vaksinuar përvecc meje, se ajo ishte zgjidhja ime. Kjo zgjedhje e gabuar më ccoi këtu ku jam. Të gjithë të rinjtë duhet të vaksinohen.

-Ju them të gjithëve të vaksinohen se do përfundoni si puna ime këtu.

-Ju bëj thirrje të gjithëve mos ta marrin për shaka.

-I bëj thirrje të gjithë moshave 45-vjecce dhe më të vegjel, vaksinohuni një orë e më parë. Po të isha i vaksinuar do të isha në shpi me kalamajtë.