Ditën e sotme në Partinë Demokratike zhvillohet procesi zgjedhor për kryetar të PD, i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi. Ndërkohë mesohet se në Lezhë sapo ka nisur procesi i votimit.