Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat për zgjedhjen  e kreut te ri te shtetit tha se më i rëndësishëm është procesi që sipas tij duhet të jetë transparent e gjithëpërfshirës, “jo i mbyllur në zarf”, duke ironizuar procedurat që nisi sot PS.

Do duhet nisur me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën.

Procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, në sytë e shqiptarëve. Ky do duhet të jetë frymëzimi e qasja. Për këtë arsye, e dimë të gjithë cila është procedura.

Të gjithë e dimë që në raundin e katër e pestë zgjidhte me votat e mazhorancës, kjo s’do duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf e më pas pjesa tjetër të zgjidhi zarfin. Kjo s’do ishte gjë tjetër përvecse cili është qëndrimi real i mazhorancës”.

I pyetur a do shkojë në tryezën e konsultimeve të thirrur nga mazhoranca për kandidaturen per kreun e ri te shtetit, Alibeaj tha:

“Grupi parlamentar do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar. Presidenti nuk është i deputetëve por i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka. Këtë do bëjmë ne. Ne kemi grupin parlamentar të PD. Grupi ynë do të vendosë për qëndrimin dhe procedurat e procesit konsultaltiv