Me kërkesë të dy prej grupeve parlamentare të opozitës, është shtyrë me një javë agjenda për procedurat e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Sipas Ballës, Konferenca e Kryetarëve do të shtyhet për 4 ose 6 maj, ndërsa seanca e parë në Parlament rreth 10-12 majit.
Partia Socialiste nisi pasditen e sotme takimet konsultuese me përfaqësuesit e shoqërisë civile për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se vendit i duhet një president që të gëzojë autoritetin që i jep Kushtetuta.