Në një intervistë për televizionin Fax News, diplomati Agim Nesho, i cili ka mbajtur postin e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, deklaroi se edhe pse Shqipëria është votuar si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, duhet të jemi koshientë që vendi ynë është anëtar jo permanent dhe nuk duhet të tregohemi euforikë pasi nuk morëm pikët maksimale.
“Jemi një vend i vogël, nuk duhet të na kapë euforia për këtë fitore sepse ne nuk morëm as pikët maksimale.
Padyshim që është dicka e vecantë për Shqipërinë, ka edhe një meritë edhe të diplomateve shqiptarë që me lobimin e tyre kanë bërë që mos të konkurojë një fuqi tjetër dhe kjo është nje përgjegjësi më shumë për Shqipërinë.
Ne do kemi ndikim në marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme bashkë me shumë aleatë të tjerë botërore për çeshtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe duhet kuptuar që loja ne organin më të rëndësishëm bëhet nga 5-shja kryesore qe kanë të drejtën e vetos, vendi ynë duhet të përkrahe vendimet e rëndësishme.
Duhet të jemi realistë, mos të na kapi një eufori, duhet të përmend një fakt që nga 5 vendet që konkurruan Shqipëria mori më pak vota, edhe dy vendet afrikane kanë marrë nga 185 vota dhe kjo do të thotë se politika shqiptare jo në gjitha rastet është e pëlqyeshme. Ne morëm më pak vota dhe tregon se politika shqiptare është personale, e individualizuar, sidomos nga kryeministri dhe prandaj duhet marrë shume seriozisht.
Është një pozicion që ka të bëjë shumë me imazhin e Shqipërise, por nuk duhet të mburremi lart e poshtë sepse duhet përgatitur nje strategji e mirëpërcaktuar”- u shpreh Nesho.
Diplomati Nesho foli dhe mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku deklaroi se nuk ka pritshmëri nga takimi i Kurtit me Vuçiç në 15 qershor, pasi edhe pse Kosova është tashmë Republikë, Serbia nuk e ka pranuar.
“Kosova akoma mbahet brenda diskutimeve, dhe vendi jonë ka një rol domethënës, sepse pas 65 vitesh të ndryshoje dicka duke qenë se do kemi një rol në OKB dhe nuk pres asgjë nga ky takim pasi Serbia akoma nuk pranon rregullat e lojës dhe bazat e demokracisë dhe nuk mund të bëhet gjë nëse palët nuk bien dakort”, përfundoi Nesho.