Zgjedhje të parakohshme në gjashtë bashki/ Rama çon në presidencë shkresën për vakancat, pritet dekreti.Këshilli i Ministrave ka dërguar në Presidencë njoftimin për vakancat për gjashtë bashkitë e vendit, mes tyre dhe Tirana.
Në këtë shkresë, e cila mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi, njoftohet kreu i shtetit Bajram Begaj edhe për vakancat në 5 bashki të tjera si:, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.

Tashmë, pas kësaj lëvizjeje, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka në dispozicion 48 orë kohë për dekretimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhet të mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të presidentit.
Ajo që pritet me interes është Bashkia e Tiranës, ku Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e cilësuar antikushtetues./abcnews.al